Gjermania është skuadra e parë nga të mëdhatë që u skualifikua. Kjo është paradoksale jo vetëm për njohësit e futbollit, por edhe për statisticientë, pasi në 3 ndeshjet e zhvilluara gjermanët janë skuadra që ka organizuan më shumë aksione sulmuese, plot 252.

Megjithatë duket se më efikase në sulm ka qenë Belgjika që ka realizuar 9 gola, 5 nga të cilët Tunizisë.

Nga 48 ndeshjet e zhvilluara deri tani, ajo mes Portugalisë dhe Spanjës shihet si më e bukura sa i përket spektaklit të futbollit, pasi në të u kryen 997 pasime të sakta.

Gjithsesi Spanja është skuadra që e kontrollon më shumë lojën pasi në tre takimet e para ka kryer 2089 pasime. Nëse spanjollët janë të talentuar, danezët janë punëtorë të paktën Christian Eriksen ka vrapuar 36 kilometra, në 3 ndeshje.

Të gjithë këto statistika lihen në hije nga gara që është për Këpucën e Artë. Harry Kane kryeson listën me 5 gola i ndjekur nga Romelu Lukaku dhe Ronaldo me nga 4. Edhe pse nuk ka qenë i saktë sa të tjerët, Neymar është futbollisti që ka tentuar më së shumti golin me 17 goditje për të shënuar.

Tv Klan