Pancerat triumfojnë në slloveni ndaj Portugalisë, vendos Nmecha

Gjermania është shpallur kampion Europe për moshën deri në 21-vjeç. Pancerat mposhtën në finalen e zhvilluar në Lubjanë, 1-0 Portugalinë për të ngritur lart trofeun e më të mirit të kontinentit.

Gjermania e përsërit këtë sukses katër vite pas atij të fundit, duke konfirmuar dominimin në arenën ndërkombëtare. Pjesë e këtij suksesi ishte dhe futbollisti me origjinë shqiptar, Mërgim Berisha.

Goli i vetëm i takimit mban firmën e Lukas Nmecha. Sulmuesi në pronësi të Manchester City përktheu saktë në gol një aksion model të shokëve të skuadrës për të gjunjëzuar Portugalinë.

22-vjeçari zhbllokoi sfidën me rifillimin e pjesës së dytë, gol që mbeti në fuqi deri në fund të duelit. Një triumf më se i merituar për Gjermaninë që e bën këtë për herë të tretë në histori.

Klan News