Gjest emocionues! Babai vishet si Elf dhe i këndon vajzës adoleshente para shkollës




Gjest emocionues! Babai vishet si Elf dhe i këndon vajzës adoleshente para shkollës

18:49 24/12/2020

Një baba mjaft i përkushtuar nga vajzës së tij është përpjekur që ta lumturojë atë dhe të bëjë që të përjetojë një ditë mjaft të veçantë.

Ai ka veshur si personazhi Buddy nga filmi festiv “Elf” dhe ka hyrë në oborrin e shkollës për t’i bërë një surprizë vajzës së tij, e cila priste të ëmën ta merrte me makinë.

Në momentin që Elaina doli nga shkolla, babai i saj i del para dhe futet në rol. Ai bërtet “Elaina, unë e njoh atë! Unë dua të të këndoj një këngë. Elaina, unë jam këtu dhe të dua, të dua, unë të dua ty”. Vajza fillon të qeshë me të madhe dhe më pas përpiqet që ta shmangë.

Kjo video e bukur u nda në TikTok nga mamaja e saj, duke marrë 5.7 milion shikime. Në mbishkrimin e kësaj video e ëma shkruante: “Buddy u paraqit për të marrë vajzën time nga shkolla”.

Pasi u bë virale kjo video, mamaja është shprehur: “Jam i kënaqur që njerëzit po e shijojnë këtë. Vajza ime kishte buzëqeshjen më të madhe kur arriti në makinë. Kur hipi në makinë ajo tha babi, të dua shumë”. /tvklan.al













Të ngjashme