Erling Haaland vazhdon të lë shenjën e tij në botën e futbollit. Edhe pse në moshë fare të re, sulmuesi norvegjez që shkëlqeu me kombëtaren skandinave në sfidat e muajit shtator di si të fitojë zemrat e tifozëve.

Pesë gola në tre ndeshje kanë bërë që Haaland të bëj një tjetër lëvizje këtë herë jashtë fushe. Sipas asaj që raportojnë mediave norvegjeze, Haaland ka vendosur të ndajë pjesë të pasurisë së tij me tre klube të vendlindjes.

Ato klube janë Rosseland BK , klubi i fundit i babait të tij si lojtar, Bryne, ku ai u stërvit në moshë të re dhe Grorud, një klub që mbështeti shumë akademinë e Haaland për të mbijetuar nga kriza financiare. Gjesti i Haaland tregon se ai nuk i ka harruar rrënjët e tij pavarësisht sukseseve të shumta në futboll.

Klan News