Xhesti i fundit i Cristiano Ronaldo pasi ai hoqi dy shishe Coca-Cola të vendosura para tij në një konferencë shtypi të Euro 2020 i ka kushtuar kompanisë së pijeve të gazuara një humbje prej 4 miliardë dollarësh.

Kapiteni i Portugalisë është mbështetës i jashtëzakonshëm i jetës së shëndetshme dhe e bëri të qartë se çfarë mendon për pijen e gazuar.

Ronaldo mbajti lart shishen me ujë duke folur në gjuhën portugeze: “Agua!”, duke i inkurajuar njerëzit në këtë mënyrë të zgjedhin këtë pije.

Çmimi i aksioneve të Coca-Cola ra nga 56.10 Dollarë në 55.22 Dollarë menjëherë pas gjestit të Ronaldos, një rënie prej 1.6%. Vlera e tregut e Coca-Cola shkoi nga 242 miliardë Dollarë në 238 miliardë Dollarë një rënie prej 4 miliardë Dollarësh. Coca-Cola është një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020.

Kompania doli me një deklaratë të sajën dhe u shpreh se të gjithë kanë të drejtë në preferencat e tyre të pijeve me “shije dhe nevoja” të ndryshme.

Ylli i Portugalisë bëri një veprim që pak kush e priste në ato momente që mesa duket ka dëmtuar jo pak imazhin e Coca-Colës. Por kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet kundër pijeve të gazuara, pasi ai ka treguar edhe më parë që përpiqet të shmangë konsumimin e tyre në familje.

Klan News