Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, u zgjat sërish dorën personave në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas gazetës “Takvim”, aktori i njohur mes të tjerash për rolin në serialin “Ezel”, mësohet se do të hapë 7 çadra iftari në 7 fshatra të ndryshme në vendlindjen e tij, në Ankara, përgjatë javës së fundit të Ramazanit.

Informacioni mësohet se ka rrjedhur në media, pavarësisht përpjekjes së madhe të aktorit të mirënjohur për ta mbajtur të fshehtë.

Aktori 43-vjeçar njihet në Turqi për ndihmën e tij të madhe ndaj personave në nevojë. Më parë ai ka ndihmuar financiarisht shumë nxënës dhe familjarë të dëshmorëve të kombit. /tvklan.al