Aktori turk Engin Altan Duzyatan u është gjetur pranë fëmijëve në nevojë në ditën e parë të shkollës.

Sipas raportimeve të medias turke, Duzyatan me bashkëshorten Neslisah Alkoçlar dhe me komedianin Şahan Gokbakar e bashkëshorten, Selin, kanë dërguar kuti të mbushura me materiale mësimore në 15 shkolla në Turqi.

Çifti Gokbakar vitin e kaluar dërgoi veshmbathje për nxënësit në provincën e ftohtë të Vanit, ndërsa këtë vit kanë siguruar bursa studimi për 50 nxënës.

Sipas gazetës “Posta”, nga veprimet e tyre janë prekur thellë edhe çifti Duzyatan, të cilët kanë dhuruar po ashtu shuma të konsiderueshme për fëmijët në nevojë.

Engin Altan Duzyatan, i cili njihet në Shqipëri për rolin e Ertugrul në serialin që transmetohet në Klan Plus, dhe bashkëshortja e tij Neslisah Alkoclar, u bënë prindër për herë të dytë muajin e kaluar kur morën në krahë vajzën e Alara. /tvklan.al