Cristiano Ronaldo është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës i Ligës Pro të Arabisë Saudite. Ylli portugez është sanksionuar pas gjestit të tij ndaj tifozëve të Al Shabab gjatë ndeshjes së luajtur të dielën e kaluar. CR7 ishte protagonist i një gjesti të turpshëm ndaj tifozëve kundërshtarë.

Gjatë festimit, ai vuri duart në pjesët intime si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve provokuese të tifozëve me emrin e Messi.



Pasi vuri dorën në vesh, pas golit, Cristiano Ronaldo bëri veprimin që në arabi konsiderohet imoral dhe kjo i kushtoi skualifikim me një ndeshje dhe gjobë. Ai do të duhet të paguajë një gjobë rreth 2,500 Euro deri në 5,000 Euro gjithashtu për Al Shabab për koston e apelit të paraqitur tek gjyqtari.

Aspak mirë për imazhin e portugezit, i cili nuk mundi të përmbahej dhe ra në provokimin e tifozëve kundërshtarë.

Klan News