E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, mëngjesin e kësaj të enjteje fotografja, Evis Kumi tregoi një moment pak të vështirë të jetës së saj. 2 vajzat e saj u larguan për të vazhduar studimet e larta dhe ajo ngeli vetëm.
“Shtëpia ime ngeli bosh”, tregoi Evis. Por, në këtë moment delikat të jetës së saj, u shfaq Ami, qenushja e vogël, që përmbushi emocionalisht fotografen.
“Unë kam 2 vajza dhe ishte momenti që të dyja ikën në universitet dhe shtëpia ime ngeli bosh. Ishte një moment pak i vështirë psikologjikisht dhe pata nevojën për t’u përkujdesur për dikë, apo për diçka dhe thashë pse të mos marr një qenush. Pyeta, u interesova dhe më ka ndihmuar shumë një grua që më pas u bë mikesha ime. Ajo është shumë e apasionuar dhe më udhëzoi se çfarë lloj race dhe çfarë lloj qenushi duhet të zgjedh”, tha fotografja./tvklan.al