Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri së bashku me Blendi Klosin dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Damian Gjiknuri tha se në këto zgjedhje ka pasur një risi që duhet përshëndetur pasi 28 degë të Partisë Socialiste do të drejtohen nga gra dhe vajza.

Damian Gjknuri: Një risi që duhet përshëndetur është që në 28 degë të Partisë Socialiste, do të drejtohen nga gra dhe vajzat apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëkryesimit, një risi që PS po e aplikon dhe në nivelin e drejtimit të bashkisë. Unë jam shumë i kënaqur nga ky proces pasi për herë të parë ne kishim mundësi për kandidatë që nuk do të përzgjidheshin vetëm nga strukturat, por me vullnetin e tyre dilnin para anëtarësisë dhe prezantonin platformat e tyre.

Ndërkohë, Blendi Klosi ka njoftuar se në bashkitë Roskovec, Has dhe Himarë do të ketë një ripërsëritje të procesit.

Blendi Klosi: Bashkia Roskovec, Has dhe Himarë do të ketë një ripërsëritje të procesit, të rievidentimit të kandidaturave në ato bashki./tvklan.al