Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Po i hidhni hi syve të publikut



Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Po i hidhni hi syve të publikut

18:50 04/10/2020

Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës lidhur me deklaratat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri në një postim në mediat sociale shprehet se opozita kërkon ti herë hi syve të publikut.

Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut. Deklarojnë se në fund të tunelit kanë “zbuluar” modelin italian”, shprehet Gjiknuri.

Më tej deputeti i PS shkruan se opozita kërkon “të kryejë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati”.

Për sa i përket modelit italian për listat e hapura dhe koalicionet që u prezantua nga Oerd Bylykbashi, Gjiknu shprehet se ish-deputeti i PD pa gabuar.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura”, shton socialisti.

Në fund ai komenton dhe pikën për lejimin e kryetarit të partisë në 4 zona zgjedhore dhe sjell në vëmendje modelin italian që lejon krerët e forcave politike të jenë pjesë e listave deri në 5 zona./tvklan.al




Të ngjashme