Gjiknuri: Rinia të marrë në dorë fatet e vendit



Gjiknuri: Rinia të marrë në dorë fatet e vendit

16:40 06/03/2021

“Votoni për transformimin dhe investimet e qeverisë”

Kur na ndajnë 51 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, thirrja e socialistëve shkon në emër të të rinjve që do të drejtohen për herë të parë në 25 Prill në kutitë e votimit.

“U bëj thirrje votoni masivisht Partinë Socialiste”.

Nga Vlora ku drejton edhe fushatën elektorale, Damian Gjiknuri ftoi të rinjtë të marrin në dorë fatet e vendit.

“Unë do të doja që të gjithë ju të jeni bashkë me shokët tuaj, t’i merrni për dore dhe të votoni për herë të parë. Të na e mundësoni që këtë ‘tren’ të nisur të zhvillimit në Vlorë të mos ta ndalim. Prandaj kemi nxjerrë dhe atë sloganin tonë që “Vlora Nuk Ndalet””.

Votën e të rinjve e kërkoi për punët e bëra nga socialistët në 8 vite qeverisje.

“Vlora falë vëmendjes së Kryeministrit, ka një vend të veçantë. Për shkak të të gjitha investimeve të bëra, gjëra të mrekullueshme, gjithë ato vepra që u përmendën, është një qytet që na bën krenar”.

Premton se edhe pas 25 Prillit transformimi i qytetit bregdetar do të vijojë, teksa u ndal tek një ndër investimet, përfundimin e shëtitores që nis nga Pylli i Sodës deri në Orikum.

“Janë mbi 20 kilometër dhe kush ka qejf biçikletën, vrapin mund ti praktikojë pasi asnjë qytet tjetër në Mesdhe nuk e ka një të tillë. Kjo do të jetë një vepër e mrekullueshme.”

Sipas Gjiknurit, përmes investimeve të qeverisë, Vlora do të kthehet në një mundësi punësimi për të rinjtë në sektorin e turizmit.

Tv Klan







Të ngjashme