Për herë të parë në historinë e Gjimnastikës Shqiptare është fituar medalje ari në një Kupë Bote. Kjo falë gjimnastit rus që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Matvei Petrov, i cili doli i pari në Kupën e Botës në Gjimnastikë Artistike, në Osijek të Kroacisë.

Sportisti 30-vjeçar premton shumë e shpresat janë të mëdha se mund të fitohet medalja e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Matvei stërvitet nga trajneri shqiptar Alon Hasa në Pragë të Çekisë. Kjo nuk është medalja e parë e artë që gjimnasti i ka dhuruar Shqipërisë.

Në Dhjetor të 2020-s, ai fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës të zhvilluar në Turqi në disiplinën e kaluçit me doreza.

Klan News