Mësuesja Vionela Guri: E mira e këtij procesi, rriti aftësitë digjitale për nxënësit dhe mësuesit

Këtë të premte shkolla të mesme hyjnë në javën e katërt të mësimit online. Klasat e 250 shkollave janë bosh pasi maturanët por edhe nxënësit e viteve të tjera mësimin e vijojnë online.

Mësuesit thonë se hasin në vështirësisidomos në ngarkimin e materialeve spjeguese apo kontrollin e detyrave por kjo platformë e unifikuar është më e  mirë ses zhvillimi i mësimit onlinë një vit më parë.

“Kjo platformë me integrimin e Zoom, e bën mësimin më ndërveprues në krahasim me platformat e tjera. Me ligj është thënë që kur mësimi  zhvillohet online nxënësi nuk duhet të vlerësohet por ne faktikisht u themi që detyrën e ke realizuar mirë që nxënësi mos mendojë që kjo është një fazë pushimi.”tha mësuesja.

Ndërsa gjimnazistët thonë se angazhimi I mësusve është maskimal.

“Mësimi online nuk mund ta zëvendësojë mësimin në banka. Ka shumë nxënës të cilët mund të bëjnë thjesht prezencën dhe mund të vazhdojnë përsëri aktivitetet me të cilat po merren. Besoj se do kemi vëhstirësi në provimet e maturës dhe pse ministria e Arsimit tha që proimet do të jenë më të lehta këtë vit”, tha një nxënës.

Sipas Vionela Gurit, mësuese e teknologjisë në gjimnazin “Sinan Tafaj”, zhvillimi i mësimit online e ka dhe një të mirë.

Mësimi online e ka bërë nxënësin më të lirshëm në komunikim ndaj mësuesit.

Madje ajo tregon se ky 7 Mars do t’i gjejë mësuesit në një festë virtuale.

Mësimi online në gjimnaze do të vijoi edhe javën që vjen pasi nga komiteti teknik nuk u la afat se deri kur do të vijoi mësimi në distancë.

Klan News