Gjimanzi “Besnik Sykja” është një godinë e vetme e cila në brendësi të saj kanë aktivetet dy shkolla të ndryshme. Godina tre katëshe në vetvete përmban dy kate të shkëputura, ku kati i parë dhe kati i tretë i takon gjimnazit e ndërsa kati i mesëm një shkolle tjetër profesionale. E gjithë kjo është zgjidhja e pjesës së brendshme ndërsa për oborrin që e rrethon është menduar ndarja në mes me mur ku për mungesë të palestrës njëra shkollë ka në pronësi fushën e volejbollit ndërsa tjetra atë të basketbollit. Gjimnazi “Besnik Sykja” numëron 13 dhoma mësimi ndërkohë që klasat variojnë nga 15 deri në 45 nxënës secila. Mësimi në këtë shkollë bëhet në mënyrë jo normale e për këtë nuk është marrë ende asnjë zgjidhje.

Pamje shkolla e mesme “Besnik Sykja”, klasat brenda./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti