Sampdoria po mendon si përforcim Berat Gjimshitin. Ky është lajmi i publikuar nga “Gazzetta dello Sport” në numrin e së dielës. Gjimshiti preferohet më shumë se Tonelli i Napoli, i cili është një tjetër alternativë. Mbrojtësi i Kombëtares u kthye tek Atalanta pas një sezoni huazim te Benevento dhe paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipit nga Xhenova.

Gjimshiti edhe u kaloi tek Atalanta në Janar të 2016 është aktivizuar pak me ekipin bergamask, duke qëndruar më shumë në huazim në Serie A dhe Serie B. Nëse do të përfitojë para Atalanta duhet ta largojë sa më shpejt, pasi marrëveshja është e vlefshme deri në Qershor të 2019. Berat Gjimshiti kaloi në futbollin italian pas disa viteve të Zurich në Zvicër, skuadër ku u formua si futbollist.

Tv Klan