Të frymëzuar dhe të karikuar maksimalisht për të dhënë më të mirën me fanellën e kombëtares shqiptare u shfaqen dy lojtarët kuqezi, mbrojtësi Berat Gjimshiti dhe mesfushori Klaus Gjasula në konferencën për shtyp para sfidës së 2 Shtatorit kundër Polonisë.

Kemi bërë hapa shumë pozitivë dhe besoj që Polonia ka një skuadër që meriton respekt sepse ka lojtarë shumë të mirë që luajnë me disa nga klubet më të mira në botë, por prapëseprapë duhet të shikojmë Shqipërinë, si do të luajë dhe do japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Nëse frikësohesh, bespj që je gabim në këtë punë, të gjithë lojtarët kanë marrë eksperiencë, kur luan kundër lojtarëve shumë të lartë, të rrit personalitetin dhe vetëbesimin, që rritet sa më shumë ndeshje që luan dhe sa më shumë gjëra merr me vete në karrierën tënde. Besoj që gjithë ekipi ka një eksperiencë shumë të mirë”, tha lojtari Berat Gjimshiti.

Do të japim maksimumin, kemi mendjen te ne, jo te kundërshtari që të ketë secili një formë të mirë, të shohim si do të dalim. Po ta fitojmë ndeshjen, është një plus për ne, po ta humbim ndeshjen, nuk është mirë për ne”, u shpreh  futbollisti Klaus Gjasula.

Pas transfertës polake, kombëtarja jonë do rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë përgatitjet për dy sfidat e radhës në Elbasan ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Klan News