Futbollistët e Kombëtares në 10 më të mirët në ligat e tyre

Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni janë mes 10 lojtarëve më të teknikë në kampionatet e tyre pas një vlerësimi të bazuar në të dhëna statistikore për paraqitjet prej fillimit të sezonit deri më 27 Prill të këtij viti.

Gjimshiti i cili po zhvillon një tjetër kampionat të shkëlqyer me Atalanta që synon një vend në Champions League është vlerësuar me 322 pikë, ku mes më të mirëve ndodhen edhe Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimoviç.

Uzuni, kampion i saposhpallur me Ferencvaros, ka marrë 269 pikë me atë që ka treguar në kampionatin hungarez. Në këtë studim janë përfshirë 32 liga të rëndësishme në Europë dhe të paktën 10 mijë futbollistë, të cilët janë aktivizuar mbi 1 mijë minuta.

Renditjen e të gjithë këtyre ligave e kryeson Lionel Messi i ndjekur nga Neymar dhe Lewandowski.

Tv Klan