Vlerësohen duelet e fituar apo gabimet e pakta

Berat Gjimshiti është lojtari i dytë më luftarak në 35 liga europiane. Të dhënat janë bazuar në aspektin mbrojtës të futbollisit shqiptar të Atalanta që lidhen me duelet e fituara apo gabimet e pakta.

Në të njëjtën kohë shikohet edhe aspekti fizik, koha e reagimit apo përqëndrimi. Në këtë renditje janë përfshirë lojtarë të cilët janë aktivizuar gjatë vitit 2020 dhe kanë të paktën 540 minuta në fushë.

Më mirë se Gjimshti është Gernot Trauner i Lask Linz të Bundesliga 1 të Austrisë. Një nga emrat më të njohur në këtë renditje është Emre Can i Borussia Dortmund, por që renditet i nënti.

Ndërkohë në Bundesliga 2 në Gjermani mes 10 lojtarëve më luftarakë është edhe një tjetër shqiptar, Mërgim Mavraj i cili aktivizohet me Greuthter Furth.

Tv Klan