Në Europë e kalon vetëm Zouma i Chelsea

Berat Gjimshiti është i dyti për dyluftimet ajrore për këtë sezon në ligat më të rëndësishme në kontinent. Mbrojtësi i Atalanta kalohet vetëm nga Kurt Zouma i Chelsea mes 10 ligave më të mira në Europë.

Një e dhënë mbresëlënëse, pasi në 23 duele ka fituar 22. Por ajo që vlerësohet është përdindja e tyre, 95.7% të rasteve të paraqitura, vetëm 0.6% më e ulët se Zouma.

Falë edhe Gjimshitit skuadra e Atalanta po vijon të ketë sukses edhe këtë sezon, pasi është në zonën e kupave të Europës dhe është ende në garë për të kaluar në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Mbrojtësi shqiptar kalon në këtë renditje lojtarë të rëndësishëm si Harry Maguire i Manchester United, i cili plotëson podiumin apo Raphael Varane i Real Madrid.

Tv Klan