Bashkëshortja qep maska për të varfërit

Mbrojtësi i Atalantas dhe i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti gjendet i izoluar në shtëpi për mediat italiane ai ka treguar eksperiencën e tij që e ka cilësuar të vështirë ashtu si për të gjithë.

Aq më tepër që në Bergamo, një prej qyteteve më të goditura nga COVID-19, ka ende raste të reja të prekur me këtë virozë. Nga shtëpia e tij, Gjimshiti i ka dhënë kurajo tifozëve të Atalantas

“Është diçka e re që po na vë në vështirësi secilin prej nesh, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në Itali janë të fortë e do të ringrihen. Jemi në një fazë ku ende ka shumë raste të reja. Shpresojmë të kalojë shpejt, sepse do të thoshte në një përmirësim të të infektuarve”.

Për të dhënë një kontribut konkret, e dashura e Gjimshitit, modelja serbe Alisa Menkoviç, është kthyer në vendin e saj për të prodhuar maska.

“Ideja për të bërë maska nga Alisa ka lindur duke parë situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkonin maska dhe nuk gjenin dot. Ajo u kthye në Serbi dhe filloi të prodhonte gradualisht. Ua dërgon atyre që kanë nevojë më shumë dhe nuk mund të blejnë. U them vetëm se duhet të qëndrojnë të qetë dhe së shpejti do të shihemi në stadium për të festuar”.

Mbrojtësi i Atalantës do të ketë mundësinë të luajë në çerekfinale të Champions League, i pari futbollist i Kombëtares Shqiptare që ka arritur deri në këtë fazë.

Tv Klan