Mbrojtësi shqiptar mes më të mirëve të Serie A

Statistikat e futbollistëve janë mjaft të vlefshme në analizën e aftësive të një lojtari. Tashmë teksa duhen edhe pak javë nga nisja zyrtare e merkatos së verës, Lega Serie A publikon disa të dhëna sa i përket golashënuesve, futbollistëve që kanë dhënë më shumë pasime të sakta për gol. Por ka edhe një renditje që iu takon veçanërisht mbrojtësve. Është klasifikimi i rikuperuesve të topave. Në listën e më të mirëve të kampionatit italian bën pjesë edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në vendin e 8 të listës së 15 futbollistëve që kanë vrapuar më shumë për të mos lejuar kundërshtarin të arrijë topin.

Në 28 ndeshje të këtij sezoni, Gjimshiti ka rikuperuar 332 topa në 25 ndeshje të luajtura. 27-vjeçari nuk ka humbur rastin edhe kur i është dhënë duke shënuar dy gola.

Atalanta është në vendin e 4 të renditjes së Serie A dhe sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Champions. Renditja e futbollistëve që rikuperojnë më shumë kryesohet nga një tjetër futbollist me gjak shqiptar. Amir Rrahmani i Veronës e ka realizuar 392 herë këtë detyrë.

Tv Klan