Futbollisti shqiptar vrapon 33.49 km/h

Berat Gjimshiti është mes lojtarëve më të shpejtë në 2 javët e para të Serie A, por ai që kryeson listën i ka mbushur 38 vjeç.

Bëhet fjalë për Fabio Quagliarella e Sampdoria, i cili vrapoi me 35.07 km/h në takimin me Sassuolo, sipas asaj që shkruan Sky Sport.

Mbrojtësi shqiptar i Atalanta është pak më i ngadaltë, por shpejtësia e tij gjatë një vrapimi në sfidën me Torino ishte 33.49 km/h.

Kjo është koha e 14 më e mirë mes futbollistëve, të cilët kanë zbritur në fushë deri më tani. Një e dhënë kjo që tregon përgatitjen fizike të Berat Gjimshitit, i cili është një titullar i padiskutueshëm te bergamaskët.

Tv Klan