Gjinekologia Mimoza Keta beson fort se formulat për zgjedhjen e gjinisë së bebes para ngjizjes nuk janë të sakta.

Në emisionin “Rudina” të kësaj të shtune, ajo madje tha se nëse këto formula do të ishin të vërteta, në Shqipëri, ku shumica e çifteve duan djem, këta të fundit do të vuanin të gjenin nuse për t;u martuar.

Ekzistojnë shumë formula empirike të tilla, edhe ato që i dëgjuam në insert…Unë kam pasur dy profesorë të nderuar në jetën time, në kujtimin e të cilëve unë përulem me respekt, profesor Koço Gliozheni dhe Profesor Ilir Gjylbegun. Të dy mjekë me shumë emër, të cilët vërtetë kanë qenë baballarët e obstetri-gjinekologjisë, kishin një formulë empirike, me të cilën ata mundoheshin dhe thoshin gjithmonë që ne e bëjmë këtë formulë…Mua biles ma la profesor Iliri, bëje më thoshte mua, s’ka gjë, por besueshmëria është tek 30 përqindëshi. Sot, nëse ne do t’u besonim këtyre formulave dhe nëse do të ishin të vërteta, atëherë në Shqipëri, meqenëse duan më shumë meshkujt, do të dominonin meshkujt dhe do të vuanin për të kërkuar vajza për tu martuar, pra do të ishte shumë i pakët numri i vajzave. Në fakt nuk ndodh kështu, kjo tregon që këto lloj formulash nuk janë të besueshme…/tvklan.al