Gjinushi bën bilancin e punës 1 vjeçare të Parlamentit – (30 dhjetor 2000)




Gjinushi bën bilancin e punës 1 vjeçare të Parlamentit – (30 dhjetor 2000)

16:30 30/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryeparlamentari Gjinushi, ka kërkuar të tjera argumente ligjor, nga forcat politike të përfaqësuar në parlament, për të ndryshuar përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Duke theksuar se përzgjedhja e dy komisionerëve, kompetencë kjo e parlamentit është kryer në përputhje me kodin elektoral, Gjinushi shtoi se ky kod nuk është pronë e mazhorancës.

Në bilancin një vjeçar të punës së parlamentit janë zhvilluar 57 seanca plenare, në të cilat u miratuan 164 ligje dhe 50 vendime. Janë zhvilluar 36 interpelanca, 78 seanca pyetjesh dhe 360 mbledhje të komisioneve të përhershme të parlamentit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame













Të ngjashme