Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” nga ku foli për ndryshimet demokratike në Shqipëri.

Në lidhje me postin e tij si Ministër i Arsimit që nga viti 1987 në qeverinë e Adil Çarçanit, Gjinushi u shpreh: “Karriera ime atëherë ishte e thjeshtë sepse kam mbaruar studimet në vitin në 1973, kamë bërë doktoraturën në Francë deri në vitin 1977 dhe pastaj kam ardhur këtu dhe e ka rimbrojtur. Deri në vitin 1987 unë kam qenë pedagog dhe jam bërë anëtar i Partisë së Punës në vitin 1986. Më kishin zgjedhur pa ditur në një forum në Këshillin e Frontit Demokratik, ku ishte dhe Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj. Në atë kohë natyrisht që do të preferohej një nga Shkencat e Natyrës. Pastaj partia u konsultua për emrat e përzgjedhur”.