Në orët e para të mëngjesit një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethin e Gjirokastrës në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”. Automjeti i tipit BENZ me targa të Delvinës DL1826A me drejtues shtetasin M. A. ka dalë nga rruga. Si rrjedhojë nga ky devijim kanë gjetur vdekjen shtetasit C. P. 65 vjeç dhe G. P. po ashtu 65vjeç. Ndërkohë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në Spitalin e Gjirokastrës T. K. 62 vjeçe si dhe drejtuesi i automjetit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. Makina në fjalë udhëtonte nga Delvina për në drejtim të Tiranës dhe mendohet që drejtuesi i automjetit të ketë kaluar në gjendje përgjumjeje para se të ndodhte aksidenti. /tvklan.al