35-vjeçari qëllon me breshëri makinën e policisë (video)

Foto nga vendngjarja

35-vjeçari qëllon me breshëri makinën e policisë (video)

12:13 28/10/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Banori i fshatit, Kostandinos Kaçifa 35 vjeç ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër dhe më pas drejt makinës së policisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por është thyer vetëm xhami i automjetit të policisë.

Fillimisht 35-vjeçari qëlloi me armë në ajër, kurse forcat policore e rrethuan për ta kapur. Në këtë moment, Kostandinos Kaçifas qëlloi me breshëri edhe ndaj uniformave blu.

Autori është futur në thellësi të fshatit, ku forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të policisë kanë shkuar forcat speciale RENEA, duke patrulluar nga ajri me helikopter. Policia ka vënë në përdorim edhe dronë për të zbuluar ku fshihet autori. Burime policore thanë për

tvklan.al

se 35-vjeçari qëndron i fshehur dhe është i armatosur me 3 karikatorë të tjerë kallashnikovi.

Forcat e policisë ishin dislokuar në fshatin Bularat, pasi zhvillohej festa greke në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Autori Kostandinos Kaçifa mendohet se ka qenë i pirë kur ka qëlluar me armë. 35-vjeçari njihet edhe si person me probleme mendore. Ndërsa policia thotë se ai jeton në Greqi dhe ka ardhur në fshat para rreth 1 jave. Tvklan.al ka mësuar gjithashtu se Kostandinos Kaçifa është i divorcuar nga bashkëshortja. 

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT