Margariti: Plan për të menaxhuar kalanë


Gjirokastra po bëhet gati për të pritur festivalin më te madh kulturor, atë folklorik. Kanë mbetur vetëm detajet e fundit nga ngritja e skenës më të madhe që do të presë grupet kulturore nga 12 qarqet e Shqipërisë dhe nga diaspora.

Vetë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ishte në qytetin muze për të parë nga afër përgatitjet e fundit të këtij edicioni të 11-të. E në mes të kësaj ngjarje kulturore, ministrja foli edhe për një plan menaxhimi të kalasë në qytetin e gurtë.

Kjo ngjarje do ta shndërrojë Gjirokastrën, në një muze të madh ku veçanërisht turistët të njihen me etnografinë, zejet dhe kulinarinë e qytetit të UNESCO-s. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të nisë me 24 Qershor për ta vazhduar festën e kulturës deri me 1 Korrik.

Tv Klan