Gjirokastra vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Edhe pse zjarrfikëset zhvilluan dje një operacion për shuarjen e flakëve duket se makthi për banorët nuk ka marrë fund.

Sot në mëngjes ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve nga ajri, ku po përdoret një helikopter.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, do të provohet që zjarret të shuhen nga ajri, pasi nga toka ka qenë e pamundur.

Në Gjirokastër u shënua një ditë më parë dhe viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Situata më e rënduar është në fshatin Asim Zenel, ku dhe humbi jetën një 60-vjeçar./tvklan.al