Shqipëria fitoi 2 me 0 sfidën me Moldavinë në stadiumin “Air Albania”. Golat u shënuan nga Asani dhe Bajrami. Ndeshja u transmetua drejtpërsëdrejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan.
Kombëtarja arriti fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024, duke marrë edhe pikët e para që vlejnë për objektivin, pjesëmarrja në fazën finale që do të mbahet të Gjermani.
Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho mundi me rezultatin 2 – 0 Moldavinë të shtunën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri për këtë sfidë që u transmetua si zakonisht në Tv Klan.
Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, duke e ngjitur skuadrën në vendin e tretë me po aq pikë sa Polonia që renditet e dyta.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin disa raste ku u veçua shtylla e Cikalleshit, ndërsa i lejuan pak kundërshtarëve.
Tifozët pritën deri në minutën e 52’ për të festuar golin që erdhi nga këmbët e Jasir Asanit, i pari për të me Kombëtaren. Goditja e tij nuk i dha mundësi portierit Railean të reagonte.
Në të 76’ një gabim i moldavëve u kthye në kundërsulm nga kuqezinjtë. Kësaj here ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi dhe ndezi përsëri atmosferën në fushë dhe tribuna.
Një fitore me rëndësi kjo e Kombëtares që të martën do të luajë në transfertë me Ishujt Faroe që u mund me rezultatin 3 – 0 nga Çekia. Qëllimi janë përsëri 3 pikët, pasi në Shtator Shqipërinë e presin dy ndeshje të vështira me Çekinë në transfertë dhe Poloninë në shtëpi.
Komentatori sportiv Alban Xhihani me ish-futbollistët e Kombëtares Klodian Duro – Altin Lala – Andi Lila

Futbollistët kuqezi festojnë me tifozët.

Minuta 95′ – Mbyllet gjithçka, Shqipëria fiton 2 me 0 me Moldavinë.

Tifozët kuqezi në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Minuta 90′ – 5 minuta shtesë.
Minuta 87′ – Largohen Uzuni dhe Bajrami (autori i golit të dytë). Në lojë futen Seferi dhe Muçi.

Atmosferë spektakolare, tifozët e Shqipërisë ndezin dritat e celularëve në tribuna.

Faull nga Cikalleshi.

Minuta 82′ – Shqipëri-Moldavi, 2 me 0.

Trajneri i Moldavisë

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë

Minuta 76′ – Moldavia godet nga distanca, pret Berisha.

Minuta 74′- Shqipëria shënon golin e dytë me Nedin Bajramin, rezultati 2 me 0.

Minuta 66’ – Zëvendësime tek kuqezinjtë. Dalin Asani dhe Bare, hyjnë Mehmeti dhe Asllani.

Minuta 62′ – Kundërsulm nga Shqipëria.

Minuta 58′ – Hysaj fiton dyluftimin me kundërshtarin.

Minuta 52′ – Shqipëria kalon në avantazh, supergol nga Asani. Rezultati 1 me 0.

Minuta 46′ – Nis pjesa e dytë.
PUSHIMI MES PJESËVE
Odise Roshi në tribunë: Është më bukur të jesh në fushë, atmosfera është shumë e bukur. Duam që kombëtarja të fitojë, por ato janë zgjedhja e trajnerit. Moldavia po bën një lojë shumë agresive, lojtarët tanë po japin maksimumin, fusha nuk është dhe aq ë mirë, ka pak probleme, por shpresoj që të shënojmë pjesën e dytë.

Minuta 45′ – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
Minuta 40′ – Goditje dënimi për Shqipërinë.

Minuta 37′ – Vijon rezultati 0 me 0.

Minuta 21′ – Cikalleshi godet traversën, trondit portën e Moldavisë.

Minuta 8′ – Uzuni rrezikon portën e Moldavisë.

Kombëtarja luan me formacionin 4-3-3. Shqipëria synon 3 pikët dhe për të arritur këtë rezultat, në fushë janë hedhur Berisha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Cikalleshi. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Për ndeshjen është shfaqur interes i madh, pasi të gjitha biletat për një vend në stadium janë shitur.
I pranishëm në stadium është dhe Kryeministri Edi Rama me djalin e tij Zaho.


REDAKSIA TVKLAN.AL