Një ngjarje misterioze, e mbushur me dyshime dhe të panjohura, është ajo që rrethon zhdukjen e një 20-vjeçari nga Turkmenistani.
I riu, i cili studionte në një universitet në Stamboll, ka ngritur një çadër kampingu në kanionin e Samsunit në Turqi dhe iu ka dërguar një video disa të afërmve dhe më pas është zhdukur.
“
Studioj në shkollën më të mirë, kam para dhe të gjitha mundësinë. Kaq është mjaftueshëm të jetosh. Nëse më gjeni, mos i fajësoni njerëzit e zonës
”, thuhet në videon e fundit që i riu Yusuf Hojayev u dërgoi të hënën disa miqve.
Me të parë videon, një prej kushërinjve të tij të parë është nisur menjëherë për në Samsun, teksa në vendin ku besohet se po qëndronte i riu ka gjetur vetëm xhupin e tij me të cilin kishte mbështjellë një pemë në majën e malit, çantën dhe ca para.
Forcat e kërkim shpëtimit dhe ekipet e xhandarmërisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë nga turkmeni rreth e rrotull në zonë. Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur për të riun në male dhe në ujë./tvklan.al