“Gjithmonë në zemrat tona”, lumë reagimesh në rrjetet sociale pas vrasjes së Vilsonit


“Gjithmonë në zemrat tona”, lumë reagimesh në rrjetet sociale pas vrasjes së Vilsonit

10:35 21/01/2020

Vrasja e 28-vjeçarit Vilson Noka, i njohur edhe me mbiemrin Tafçiu, mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Miq e familjarë të të riut kanë shprehur ngushëllimet për 28-vjeçarin, i cili u qëllua për vdekje me armë jashtë një lokali në zonën e “Astirit”.

“Zoti shpirtin në xhehnet inshallah Vilson Noka…do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”.

“Allahu me xhenet Inshaallah daj. Qofsh i xhenetit Vilson Noka”.

“Zoti të pat çu ne xhenet lla. Gjithmonë në zemrat tona do jesh”.

“Shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta nga larg, familjes të së ndjerit që iku e u nda nga kjo jetë. Vilson Noka u prehsh në paqe vllau, patrioti jem dibran. Shpirti, jeta, zemra, trupi, jeta jote pushoftë në paqe e me jetë të gjatë të kesh lënë nanën, babën, vllaznit, motrat e personat e tu të afërt shokët, shoqet të të rrojnë e të të kujtojnë. Allahu ju a lehtësoftë dhimbjet, lotët, mungesën familjes të së ndjerit. Gjithmonë në zemrat e mendjen tonë do ngelesh e gjithmonë do të kujtojmë vllau e patrioti jem”.

Këto janë disa prej ngushëllimeve të miqve e të afërmve të të ndjerit Vilson Noka, të shprehura në rrjetet sociale. Ndërkohë, familja e të riut, ka hapur dyert e mortit në Dibër.

Vilson Noka (Tafçiu) po pinte kafe në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Ai u thërrit në emër nga një person për të dalë jashtë, dhe më pas u qëllua me armë në mes të rrugës. 28-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia ka shpallur në kërkim një person, që dyshohet të jetë ai që ka nxjerrë në pritë Vilson Nokën. Hetuesit po analizojnë edhe kamerat e sigurisë së zonës, të cilat kanë filmuar një makinë që largohet me shpejtësi pas krimit.

Vilson Noka ka jetuar edhe në Francë. Aty, ai ishte arrestuar më 12 Mars të vitit 2018 për shpërndarje të lëndëve narkotike. 28- vjeçari u dënua me 1 vit burg, ndërsa pas 8 muajve paraburgim u deportua drejt Shqipërisë, më 6 Nëntor 2018. /tvklan.al




Të ngjashme