Gjobë deri në 2400 Euro për kamionistët por trafiku ilegal nuk po ndalet

Rreziku ekstrem për jetën i kalimit të kufirit detar franko-britanik fshehur në kamionë, nuk po i ndal njerëzit e varfër nga Ballkani Perëndimor apo Afrika në kërkim të një jete më të mirë. Një adoleshent ka humbur jetën së fundmi pasi ra nën rrotat e një automjeti të rëndë.

52,000 njerëz u përpoqën të kalonin Kanalin vitin e kaluar, duke u larguar nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar. Një rekord, sipas Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm në vitin 2020 kishte pak më pak se 10,000 përpjekje për kalim ilegal të kufirit. Nga këto 52,000, 28,395 arritën të kalonin suksesshëm kufirin, ndërsa 36 emigrantë vdiqën gjatë përpjekjeve. 

27 refugjatë humbën jetën në mbytjen e anijes më 24 Nëntor të vitit të kaluar. Kjo situatë e rëndë rezulton nga të dhënat e reja të policisë franceze.  Çështja e migracionit ka qenë shkaku i tensionit prej muajsh mes Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrit britanik Boris Johnson. Londra akuzon Parisin se e përdor këtë mosmarrëveshje për të ushtruar presion mbi MB për çështje të tjera, si peshkimi apo Brexit.

Klan News