Takimet e rëndësishme dhe vonesat janë kombinimi më i keq që mund të bësh në jetën e përditshme. Vonesat në përgjithësi nuk janë një zakon pozitiv, por në ditët e takimeve, shpesh rezultojnë në pikë të zbritura. Në rubrikën e debatit në emisionin “Rudina”, panelistët shprehën idetë e tyre se si mund të korrigjosh vonesat në takime.

Çelësi qëndron te mirëmenaxhimi i kohës, që do të thotë në përllogaritjen e detajeve. Kur ke një takim të rëndësishëm, është e rëndësishme të parapërgatitesh. Kjo do të thotë të mendosh për veshjen, paraqitjen, nisjen në kohë, trafikun apo ndonjë ndalesë të mundshme. Një nga gjërat më të rëndësishme në një takim është të mbërrish të paktën dhjetë minuta më herët përpara se të nisë. Kjo jep impaktin e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë ndaj personit që do të takoni.

Për më tepër, marrëdhëniet e punës nuk janë njësoj si me miqtë që mund të lejohen gjithnjë vonesat e vogla (apo të mëdha). Korrektësia me orarin është një vetë-disiplinim i individit në marrëdhënie me të tjerët që ndihmon në lehtësimin e rutinës së ditës. Për më tepër, një zakon do vetëm njëzet ditë që të ndryshohet, sa e vështirë mund të jetë?

Rudina Magjistari: Si mendoni ju, si mund të ndryshojë, nga përvoja juaj, ju që jeni korrektë që mund të na sugjeroni diçka?

Manuela: Unë e kam te presioni, për shembull, kur kam diçka të rëndësishme siç janë intervistat apo takimet me persona të rëndësishëm, është shumë e nevojshme që të jem.

Rudina Magjistari: Çfarë bën në ato raste që je korrekte?

Manuela: Thjesht bëhem gati tre orë para, e marr parasysh edhe vonesën e trafikut, si duhet të jetë paraqitja ime estetike dhe e llogarit atë gjë, madje shkoj edhe 10 apo 15 minuta më herët.

Ergit: Është komplet tek menaxhimi i kohës, mirëmenaxhimi.

Kristi: Atëherë, për të qenë korrekt nëse kam dy-tre takime të rëndësishme brenda ditës, përpara se të shtrihem në gjumë, do i shkruaj këto tre takime që kam, kur shtrihem i mendoj njëherë, shkoj me mendje ditën e nesërme kam për të shkuar këtu, këtu edhe është ushtrim që e bëj edhe në praktikë.

Eriketa: Mund ta mendosh, po a i vë në praktikë? Duket sikur rruga që ndjek Kristi nuk ka edhe shumë rezultat, për një arsye shumë të madhe, që qenke tërë kohës me vonesë dhe duhet të ndryshosh taktikën.

Kristi: Unë jam me vonesë me atë që më pret mua, unë me veten jam shumë në rregull sepse kam bërë diçka tjetër.

Rudina Magjistari: Nëse do të bashkëpunosh me profesionistë, se bëhet fjalë edhe në marrëdhënie pune, se miqtë mund ta tolerojnë e mund të jetë ‘okay’, por një profesionist nuk ta toleron gjithmonë, mund ta bëjë një herë, dy herë, por jo më shumë./tvklan.al