Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pasi Përparim Kalo u betua si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Soreca shprehet se tashmë “Kushtetuesja” është funksionale dhe kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë.

“Sot Përparim Kalo është betuar tek Presidenti si anëtar i 6 i Gjykatës Kushtetuese. E urojmë atë dhe i urojmë punë të mirë atij dhe gjithë anëtarëve në një kohë që gjykata është funksionale, një arritje e madhe për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe reformën në drejtësi”, tha Soreca.

Përparim Kalo është anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese. Emërimi i tij e bën gjykatën funksionale pas 3 vitesh për shkak të Vettingut. Gjykata Kushtetuese ka 6 anëtarë, Vitore Tusha, me kompetencat e kryetarit, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Altin Binaj dhe Përparim Kalo./tvklan.al