Komisioni i Venecias do ta shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 më 14-16 Tetor.

‘Më 9 korrik 2021, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri kërkoi një opinion për të adresuar në veçanti juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Drafti duhet të paraqitet për miratim nga seanca e 128-të plenare e Komisionit të Venecias. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor,’ njofton Komisioni i Venecias.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019 dhe ka vendosur që ta çojë çështjen në Komisionin e Venecias.

Në përfundim të parashtrimeve të bëra nga secili institucion i përfshirë në këtë çështje, gjykata vendosi me shumicë votash që të pezullojë shqyrtimin e mëtejshëm të padisë dhe t’i drejtohet me një kërkesë për dhënie të një opinion këshillues Komisionit të Venecias nëse zgjedhjet lokale të zhvilluara më 30 Qershor të dy viteve më parë pa praninë e opozitës, ishin kushtetuese apo jo./tvklan.al