Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjas, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Togat e zeza ndanë dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, pasi janë ndaluar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 Marsit, ndërsa vrasja në Gusht të 2012 e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi.

Ndërsa Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Ishte dëshmia e Ervis Bardhit të penduarit të drejtësisë që çoi në arrestimin e Çapjave.

Klan News