1 vit shërbim prove për falsifikim dokumentesh

Gjykata e posaçme ka dënuar me 6 muaj burg gjyqtarin e komisionit të posaçëm të apelimit Luan Daci. Gjykata e gjeti fajtor gjyqtarin Daci për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, por dënimin me 6 muaj burg vendosi ta konvertojë në një vit shërbim prove”.

Gjyqtarit i çështjes Sandër Simoni arsyetoi se, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka fshehur një shkarkim nga detyra në vitin 1997, për shkelje të ligjit dhe paaftësi, në dy momente, gjatë plotësimit të formularit për aplikim, por edhe gjatë marrjes në pyetje në komisionin ad-hoc të ngritur nga Kuvendi.

Sipas SPAK, Daci në këtë mënyrë ka falsifikuar dokumentet. Gjatë pretencës prokurorët e SPAK, kërkuan dënimin me një 1 heqje lirie për të, por në fund gjykata e dënoi me vetëm 1 vit shërbim prove. Vetë gjyqtari i hodhi poshtë akuzat. “Nuk kam falsifikuar asnjë dokument në jetën time”, tha ai.

Avokatët mbrojtës të Dacit thanë se do t’i drejtohen Apelit. “Vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. Shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin.”

Në kohën që Daci mbante postin e gjyqtarit të Vetting-ut ka marrë pjesë në 44 vendime nga 80 që ka dhënë deri më tani KPA. Ai bashkë me 4 anëtarët e trupit gjykues kanë vendosur të largojnë nga radhët e drejtësisë kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja edhe pse shkalla e pare e kishte konfirmuar në detyre.

Edhe anëtarët e tjerë Zhezair Zaganjori, Fatos Lulo dhe Gani Dizadari patën të njëjtin fat. Një tjetër vendim ku Daci ka marrë pjesë është edhe shkarkimi nga detyra i anëtarit të Këshillit të lartë të prokurorisë Besnik Cami, por edhe prokurores Antoneta Sevdari dhe gjyqtarit të Durrësit Ervin Metalla. Ishin këta të fundit që kallëzuan në SPAK, Luan Dacin duke bërë që më pas të nisin hetimet ndaj tij.

Tv Klan