Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të japë sot dënimin për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, të akuzuar për blerje votash.

SPAK kërkoi javën e kaluar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin.

Ndërkohë që aktualisht vijon seanca në GJKKO ku dëgjohet mbrojtja e Fredi Belerit, të cilët i kundërshtojnë akuzat.

Pritet nëse gjykata do ta shpallë sot vendimin pas përfundimit të mbrojtjes së Belerit.

Në raste të ngjashme ka ndodhur që GJKKO ka marrë vendimin në dhomë këshillimi pas leximit të mbrojtjes së të pandehurit.

/tvklan.al