Fraklin Xhelaj u ekstradua pak ditë më parë nga Franca

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për lënien në qeli të 52-vjeçarit, Fraklin Xhelaj të akuzuar për trafik droge.

I njohur dhe me pseudonimin “Bebi”, Xhelaj dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të trafikut të heroinës, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

52-vjeçari dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari, duke e transportuar lëndën narkotike mes Greqisë, Shqipërisë, dhe Maqedoninë e Veriut.

Fraklin Xhelaj 1 ditë më parë u ekstradua nga Franca, vend ku u arrestua falë shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tirana.

Tv Klan