Apeli konfirmon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata e posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin.

Ata akuzohen për organizimin dhe më pas ekzekutimin e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në fund të shkurt të 2005. Sipas prokurorisë të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe Indrit Taullau dhe Plaurent Dervishaj.

Taullau u arrestua në Prizren dhe pritet ekstradimi I tij, ndërsa Dervishaj qëndron I arrestuar në Dubai. I vetmi që nuk ka përfunduar në pranga është Lulzim Berisha, për të cilin ka dyshime se fshihet në gjermani.

Për zbardhjen e këtyre ngjarjeve hetuesit janë ndihmuar nga dëshmia e Luftar Reçit që ka treguar edhe rolet e personave të përfshirë. Sipas prokurorisë organizatorët dhe ekzekutorët e këtyre atentateve, janë Lulzim Berisha, Plarent Dervishi, Indrit Taullai, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi, Emiljano Shullazi e Viktor Ymeri.

Tv Klan