Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn dhe “Arrest në shtëpi” për Elman Abulen.

Kërkesa për zëvendësimin e masës është bërë në sallë nga Ermir Beta, avokati i Veliajt, ndërsa ky i fundit nuk ishte i pranishëm.

SPAK ka paraqitur në këtë seancë rezultatet e hetimeve 2-mujore ku janë kryer 114 veprime, duke filluar, nga akt-ekspertimet e celularëve, kontrolle dhe marrje dëshmish. Pasi u njoh me gjetjet e SPAK, pala mbrojtëse e Veliajt kërkoi zbutjen e masës, por kjo u rrëzua nga gjykata.

Pas seancës së kësaj të mërkure avokatët e Veliajt do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës se Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posacme të Apelit që u dha në 13 Mars.

Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua më 10 Shkurt. Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë kryer në bashkëpunim në 9 raste dhe “Pastrim parash”.

Klan News