Arrest në burg pa afat i komunikoi Gjykata e Posaçme Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, i cili u ekstradua të martën nga Spanja. Këtë të enjte ai u përball për herë të parë me akuzat e ngritura ndaj tij, se ka vrarë në vitin 2005 Klodian Saliun, i njohur në atë kohë si kundërshtar i tij.
Këto akuza u mohuan nga Berisha gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura. Ish-kreu i bandës së Durrësit deklaroi se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë Luftar Reçin. Këtë të fundit avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi e konsideron mashtrues.
“Një mitoman permanent, që nga dita që është futur në sistemin e burgjeve, deri më sot, bëjnë kërkesa dhe krijon artifica duke mashtruar institucionet shtetërore”, tha avokati Detar Hysi.
Gjatë seancës gjyqësore Prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me argumentin se ndaj Berishës vijon gjykimi në themel nga një treshe gjyqtarësh për këtë vrasje dhe se hetimet kanë dokumentuar përfshirjen e tij.
Klodian Saliu e ekzekutua në 26 Shkurt 2005 në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën Mercedez Benz.
Lulzim Berisha doli nga burgu në vitin 2016 pa e mbyllur dënimin me 25 vite, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet për probleme shëndetësore. Por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.
Klan News