Akuzohet për nxjerrje sekreti dhe korruspion

Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e pezullimit nga detyra për numrin dy të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Për këtë të fundit, prokuroria ka dyshime se ka dekonspiruar një operacion pasi ka informuar një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se ka dyshime se zyrtari i policisë ka përdorur një platformë chati të kriptuar ku ka vënë në dijeni trafikantët për hetimet e nisura në Shqipëri. Por këto pretendime i hodhi poshtë avokati i tij mbrojttës.

“Nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni që ka EnchroChat. Vetë zoti Shkëmbi është i interesuar për ta zbardhur këtë çështje”.

Seanca ka zgjatur rreth 35 minuta, ndërsa Shkëmbi akuzohet për nxjerre të sekretit hetimor dhe korrupsion. Ai u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse i ka mohuar akuzat.

Tv Klan