Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në burg Oltion Bistrin, ish-shefin e Operacionales, i cili u arrestua në korrik të vitit të kaluar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Ai ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar një masë më të butë, por edhe Apeli la të njëjtën masë.

Përfshirja e Bistrit në afera kriminale u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në aplikacione Sky dhe Enkroçat. Ai shërbente si informator i biznesmenit Pëllumb Gjoka për operacionet e policisë kundër aktiviteteve të lojërave të fatit.

SPAK ka sekuestruar edhe një pjesë të pasurisë së Bistrit.

Tv Klan