Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Përmes avokatëve, Beleri, kundështoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.
Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës së sigurimit, më të lehtë se ajo e arrestit me burg.
Fredi Beleri u arrestua në Himarë 3 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash. Megjithatë, pavarësisht se ndodhej në qeli, Fredi Beleri arriti që të fitojë Bashkinë e Himarës./tvklan.al