Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka.

Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pas sipas tyre ajo ka qenë e dënuar në Greqi e kësisoj edhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza.

Ndërkohë gjyqtarja Flojera Davidhi pasi përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes “Partizani” vendosi kalimin për gjykim të dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Kujtojmë se para dy javësh, Berisha publikoi një dokument që tha se tregon dënimin në vitin 2005 të gjyqtares. Sipas Berishës, fshehja e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja Irena Gjoka e bën të pavlefshëm çdo vendim të saj.

Por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësit e Berishës kërkonin përjashtimin e Gjokës nga çështja e tij. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi edhe asokohe rrëzimin e kërkesës.

Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me këtë çështje. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash./tvklan.al