Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurisë “arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme do të marrë në shqyrtim të hënën, në datën 4 Mars ora 11:00, kërkesën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” në një masë më të butë.

Mbrojtja pretendon se ka prova të reja që konfirmojnë se Berisha nuk ka shkelur ligjin në rastin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Me këto prova ka vënë në lëvizje edhe gjykatën për ndryshimin e masës.

Tv Klan