Disa persona janë gjobitur nga autoritetet pasi kanë shkelur aktin normativ duke organizuar dasma në lokalet e tyre.

Siç njofton policia, pas kontrolleve në Fushë-Krujë është zbuluar një lokal që kishte organizuar dasmë duke mos respektuar distancën e sigurisë mes personave.

Ndërkohë në një rast tjetër në rrugën Berat-Ura Vajgurore një restorant organizonte dasma duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Të dy pronarët e këtyre bizneseve janë dënuar me nga 1.000.000 lekë gjobë.

Kësaj gjobe të majme nuk i kanë shpëtuar as katër administratorë të tjerë restorantesh në qytetin e Fierit.

“Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton Policia e Shtetit. /tvklan.al